E pabesueshme, miliarderi ngre supermakinën sportive deri në katin e 57

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 11:16 | Aktualitet

Një miliarder ka ngritur supermakinën e re që kishte blerë deri në katin e 57, në apartamentin e tij luksoz prej 39 milionë dollarësh, në Melburn të Australisë.

Adrian Portelli, i cili njihet si “Mr Lambo” për dashurinë e tij për makinat sportive, postoi në Instagram fotot e makinës së re, një McLaren Senna GTR, që i ka kushtuar 2 milionë dollarë.

“Foto me makinën time të re në katin e 57-të. Shumë falemnderit të gjithë atyre që e bënë të mundur këtë gjë jashtëzakonisht surreale”, lexohet në postimin e tij në rrjetin social.

Mendohet se pasuria e 34-vjeçarit Portelli është rreth 350 milionë dollarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024