“Ekonomia” kërkon tatim më të lartë për kultivimin e kanabisit, propozim për falje dënimi

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 17:00 | Ekonomi
“Ekonomia” kërkon tatim më të lartë për

Katër orë zgjati seanca e parë e diskutimit për ligjin e prodhimit të kanabisit në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Deputetët e opozitës argumentuan kundërshtinë e tyre ndaj kësaj nisme, por kritika dhe sugjerime pati edhe nga vetë socialistët, ku ndër to spikati propozimi i deputetit Vullnet Sina për amnisti.

Meqënëse po e legalizojmë kultivimin e lëndëve narkotike mos ka ardhur momenti që Ministria e Brendshme të shohi mundësinë e një aministie për ata persona që për arsye ekonomike janë futur në burg”, tha deputeti socialist, Vullnet Sinaj.

Deputeti tjetër i Partisë Socialiste, Erjon Braçe teksa mbështeti projektligjin, kërkoi shmangien e hapësirave për abuzime, si dhe një tatim më të lartë për kompanitë që do të kultivojnë kanabis.

Çfarë do prodhojmë ne”, ishte pyetja e Braçes, së cilës deputeti demokrat Edmond Spaho iu përgjigj: “Hashash!”.

Tipologjia e prodhimit, nga çfarë kemi parë nga vendet e tjera, që nga tharja, nxjerrja  e përgatesa deri tek produkti përfundimtar. Për qëllime industrial, kërpi ka më shumë përdorime, të shkohet drejt përpunimit sa më përfundimtar. Produkti i kultivuar për qëllime mjekësore nuk ka asnjë cilësi për tu përdorur për nevoja të tjera sipas specialistëve”, u shpreh Kokona.

Demokratët iu referuan rastit të Maqedonisë së Veriut, për të rrëzuar pretendimin se do t’i sjellë zhvillim ekonomisë, ndërsa theksuan se mund të krijohet një dëm i pariparueshëm për bujqësinë.

Tregu europian zë 550 milion euro në vit kanabisi mjekësor. Kur tregu i domates është 12 miliardë euro. Pse mos të mbjellim domate por mbjellim kanabisin. Se ka artikuj të tjerë por po e marrë shembuj. Pse po mendoni se do e ndihmoj shumë ekonominë tonë. Se Kanadaja është eksportuese kryeson 50 milionë euro në vit eksporton. Pse mendoni ju se ne do marrim shumë fitime e do hamë më lugë floriri”, tha deputeti i PD, Edmond Spaho.

Ndërkohë, Jorida Tabaku u shpreh: “Ministria e Financave tha do të presim një ekonomi të re, ju dëgjuam do hapen vende pune do rritet eksporti, po sa dhe si do ndikojë dhe sa është përftimi në buxhet? Pagesa për këtë sektor do të jenë më të larta kjo më sjellë shqetësimin e fermerëve që do të ngelen pas”.

Gjatë seancës së gjatë në komisionin e ekonomisë, u ngritën pyetje edhe për analizën dhe impaktin ekonomik të ligjit, që nga të ardhurat në buxhet, deri tek tregu i punës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi