Butrinti ka qenë gjithnjë një krenari e Shqipërisë dhe nuk është aspak e habitshme që menaxhimi i një thesari të tillë arkeologjik të diskutohet gjatë.
Qyteti i vjetër antik prej dy vitesh është pjesë e debateve publike, po aq sa edhe e tavolinave të punës së akademikëve apo terrenit arkeologjik të kërkueseve.
Ka përfshirë politikën përmes planit të ri të menaxhimit, ekonominë përmes turizmit, infrastrukturën përmes ndërtimeve, historianët, arkeologët dhe kërkuesit shkencorë për hir të identitetit kombëtar.
Po çfarë ka ndodhur me Butrintin më herët dhe çfarë pritet të ndodhë? Dyshimet lakohen çdo ditë, pasiguritë po ashtu. E vetmja pikë që na bashkon kur flasim për Butrintin është gjetja e formulës magjike për ta menaxhuar më së miri këtë thesar të trashëgimisë botërore. (A2 Televizion)