Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Elbasan, 2 mijë kërkesa më pak për arsimin e lartë

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 15:34 | Aktualitet
Elbasan, 2 mijë kërkesa më pak për arsimin e lartë

Universiteti i Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, për të disatin vit radhazi vijon të regjistrojë numër më të vogël aplikimesh krahasuar me një vit më parë.

Në degë të veçanta, siç janë ato të mjekësisë, ka një fluks aplikimesh. Shihet një interesim gjithnjë e në rritje i të rinjve që duan të ndjekin në mënyrë të veçantë infermierinë.

Ndër degët më pak të preferuara vijojnë të mbeten ato të mësuesisë, edhe pse këtë vit është ulur mesatarja për aplikuesit nga 7,5 në 6,5, sërish vihet re një interesim i ulët, dhe kryesisht në degët histori, gjuhë gjermane, gjuhë shqipe-gjuhë rome, italisht dhe punonjës social.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu