Kryetari i Shoqatës “Vatra e shqiptarëve” në Stamboll, Bora Zukali u shpreh në studione Ditari në A2 CNN se shqiptarët janë të ndarë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që pritet të mbahen në 28 maj. Por sipas tij shumica e shqiptarëve do të votojnë Kemal Kilicdaroglu, që i përket partisë së Qemal Ataturk. Recep Tayyip Erdogan po ecën i sigurt drejt fitores, pasi kandidati opozitar, Sinan Ogan, i treti me 5.17% të votave nga raundi i parë i votimit, në 14 maj, vendosi që të bashkojë fuqinë me Erdogan. (A2 Televizion)
Erdogan pranë fitores, Bora Zukali: Shumica e shqiptarëve në Turqi do të votojnë Kemal Kilicdaroglu
