Eriksen, bashkëshortja e tij dhe mjekët që i shpëtuan jetën ftohen për të parë finalen e "Euro 2020"

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 12:55 | Futboll

Christian Eriksen, bashkëshortja e tij dhe 6 mjekët që i shpëtuan jetën futbollistit, janë ftuar nga UEFA në finalen e “Euro 2020”, që do të luhet të dielën, në Wembley.

Agjenti i futbollistit të Interit, Martin Schoots, tha për “Sportsmail”: “Christian ndihet ende pjesë e ekipit. Danimarka është vend i vogël dhe lidhja mes lojtarëve është shumë e ngushtë”.

Ende nuk ka konfirmim nëse Eriksen do të jetë në Londër, ndërsa 6 mjekët e kanë pranuar ftesën tashmë.

Njëri prej tyre, Peder Ersgaard, tha për revistën Fagbladet FOA se është shumë i emocionuar, njësoj “si një fëmijë në prag të Krishtlindjes”. 

Danimarka do të luajë sot gjysmëfinalen ndaj Anglisë dhe nëse fiton, Eriksen do të jetë i pranishëm në stadium për të parë përpjekjet e shokëve të tij për të ngritur trofeun e madh kundër Italisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/12/panik-ne-ndeshjen-danimarke-finlande-eriksen-humb-ndjenjat-ne-fushe/

A2 CNN Livestream

Latest Videos