Euro e ka mbyllur javën në rritje. Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet për 106.01 lekë.
Në krahasim me një ditë më parë, euro është forcuar me gati 1 pikë. Në shitje monedha europiane po këmbehet për 106.52 lekë, ndërsa po blihet për 105.49 lekë.
Bashkë me euron janë forcuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi. (A2 Televizion)