Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Rekord makinash të regjistruara! Shqiptarët importuan 42 mijë automjete në 7 muaj

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 16:39 | Ekonomi
Rekord makinash të regjistruara! Shqiptarët importuan 42 mijë

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete, teksa regjistrimet e makinave të importuara nga jashtë po shënojnë nivele rekord këtë vit. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, deri në fund të Korrikut u regjistruan mbi 42 mijë mjete rrugore, nga të cilat rreth 7,900 mjete vetë gjatë muajit të fundit.

“Kemi një rritje në 42 mijë e 200 regjistrime të reja për herë të parë, që mund të jenë edhe të reja edhe të përdorura. Në krahasim me 28 mijë në vitin 2019, pra një shifër shumë e lartë”, tha Blendi Gonxhe, Drejtori i Përgjithshëm e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në rritje vërehen dhe hyrjet e mjeteve elektrike apo me bateri, ndonëse zënë rreth 4% të totalit, shumë më pak krahasuar edhe me shitjet në vendet e Bashkimit Europian. Për 7 muajt e parë të vitit, në vend hynë 874 mjete elektrike dhe 778 hibride. Automjete të preferuara kryesisht nga kompanitë dhe më pak nga individët.

“Ne kemi zeruar të gjitha tarifat, të gjitha shërbimet që do të kryenit për herë të parë për një mjet të ri. Efekti ekonomik për qytetarin subjektin është pozitiv, duke u kursyer 657 milionë lekë. Pra mendoni sa u është kursyer këtyre subjekteve firmave që i marrin”, tha ai.

Pavarësisht importit të autoveturave më të reja, mosha mesatare e flotës së makinave në vend mbetet shumë e lart, ku ¾ e mjeteve në qarkullim janë prodhuar para vitit 2008 dhe vetëm 2.2% janë prodhuar pas vitit 2019.

https://a2news.com/2023/08/16/mbi-60-nuk-jane-te-targuar-kerkohen-ndryshime-ne-kodin-rrugor-per-te-regjistruar-mjetet-bujqesore/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi