Eurobondi, Danaj: Ka interes të favorshëm, por mbetet borxh që do të rëndojë në shpatullat e qytetarëve

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 10:15 | Ekonomi
Eurobondi, Danaj: Ka interes të favorshëm, por mbetet borxh që do

Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, u shpreh në studion e “Ditari” në A2 se “eurobondi ka interes të favorshëm, por është gjithsesi një borxh që do të rëndojë në shpatullat e qytetarëve”.

“Eurobondi është në vetvete një lloj borxhi që merret në tregjet financiare. Shqipëria u gjet në moment pozitiv për ta tërhequr këtë borxh. Do të ketë një rritje të borxhit publik, por kësaj radhe është në duart e kompanive. Ne do të jemi të ekspozuar në bazë të ecurisë së tregjeve financiare dhe luhatjes së valutës së huaj. Kemi marrë 650 milionë euro që për momentin ka interes të favorshëm në dukje, por është gjithsesi një borxh që do të rëndojë në shpatullat e qytetarëve”, theksoi Danaj.

Sipas tij, “duhet një orientim i qartë përsa i përket investimeve afatmesme dhe afatgjata”.

Në lidhje me amnistinë fiskale, Danaj tha: “Isha optimist kur e dëgjova për herë të parë sepse është legalizim i parave të pista. Por, mënyra se si do të bëhet duhet qartësuar. Këto para’ do ta ndihmojnë ekonominë e vendit, por sa do të jetë impakti në ekonominë reale? A do të riinvestohet në ekonomi? Do të ishte mirë të bëhej një qartësim”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos