Finalja e Europa League vendoset me penallti, triumfon Eintracht

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 23:55 | Futboll
Finalja e Europa League vendoset me penallti, triumfon Eintracht

Finalja e Europa League fitohet nga gjermanët Eintracht Frankfurt pas një 120 minutash ndeshje ndoshta pa teknikë të lartë, por me shumë emocione dhe një kornizë publiku nga me të ngrohtat e kohëve të fundit.

Në Sevijë, Eintracht dhe Rangers u detyruan të sfidoheshim me penallti, pasi në kohën e rregullt dhe në 30 minutat shtesë rezultati mbeti në barazim 1-1.

Ishin skocezët që kaluan në avantazh në pjesën e dytë me anë të Aribo, që përfitoi në minutën 57 nga një rrëshqitje të mbrojtësit të fundit duke mposhtur portierin gjerman.  

Por gjermanët treguan teknikë më të spikatur, duke krijuar raste të shumta dhe duke barazuar me anë të Borre në minutën 69.

Në pjesën shtesë, ishin skocezët ata që i shkuan më afër avantazhit, por humbën disa raste në mënyrë të pabesueshme.

“Lotaria” e penalltive shpërbleu në ketë mënyrë gjermanet, fitojnë trofeun e dytë europian pas fitores në Kupën UEFA në sezonin 79-80.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi