
Qeveria e re në Finlandë prezantoi planin e saj për t’iu dhënë prindërve të njëjtën leje nga puna, në një përpjekje për t’iu mundësuar baballarëve të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre.
Sipas planit të ri të dy prindërit mund të marrin së bashku 14 muaj leje, ose e përkthyer ndryshe 164 ditë për prind. Fqinjët suedezë kanë sistemin më të mirë në Evropë për lejen e lindjes e cila parashikon 240 ditë për çdo prind pas lindjes së bebit.
Autoritetet finlandeze bëjnë me dije se më këtë nismë të re kanë si synim rritjen e mirëqenies dhe barazinë gjinore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Punëve Sociale, Aino-Kaisa Pekonen tha para reporterëve se më këtë reformë qeveria ka si qëllim të forcojë lidhjen e prindërve që në fazat e para. (A2 Televizion)