Fishkëllima raciste nga tribunat, lë fushën...arbitri

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 15:16 | Lifestyle
Fishkëllima raciste nga tribunat, lë fushën...arbitri

Opinioni publik italian prej vitesh po merret me racizmin ndaj të huajve, veçanërisht ndaj personave me ngjyrë, siç ka denoncuar edhe eksponentë të ndryshëm të sportit italian, zyrtarisht nënshtetas italianë por me origjinë të huaj.

Një nga rastet kryesore, ajo e yllit të volejbollit Paola Egonu, lindur në afërsi të Padovës nga prindër nigerianë. Pasi fitoi kampionatin europian dhe arriti finalen e Botërorit, Egonu u tërhoq duke mos i lënë shans kombëtares për rikthim, pasi akuzoi disa drejtues, por në përthithësi shoqërinë italiane, për racizëm”.

Një tjetër rast, ai i ragbistit të kombëtares italiane  Cherif Traore, i cili akuzoi shokët e ekipit për racizëm, pasi në lojën “Secret Santa” ata i dhuruan një banane.

Por ditët e fundit një tjetër rast i veçantë ka ndodhur pikërisht në Veneton e Paolës, aty ku një arbitër ka marrë vendimin të ndërpresë një ndeshje për shkak të thirrjeve raciste ndaj saj.

Përballja ishte midis  Bessica dhe Fossalunga, në grupin S të kampionatit rajonal të kategorisë së dytë.

Një përballje një niveli amatorial, por ku nuk mungonte tensioni dhe ku tifozë  të dy ekipeve nuk kursyen koret raciste ndaj arbitrit 35-vjeçar Mamady Cissè, me origjinë nga Guinea, për një penallti të dhënë në minutën 86.  

Arbitri mori një vendim të pazakontë, duke vendosur të tërhiqej nga gara para se të fishkëllente fundin  e parakohshëm të ndeshjes.

https://a2news.com/2022/12/22/dhurata-e-pakendshme-lojtari-i-regbise-akuzon-hapur-shoket-e-ekipit-per-racizem/
https://a2news.com/2019/11/03/racizem-ndaj-balotelit-sulmuesi-shperthen-godet-topin-drejt-tifozeve/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli