Ka nisur në Shqipëri stërvitja “Strong Balkan ‘23”, e cila zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Përmes një fotoalbumi të postuar në Facebook, kryeministri Edi Rama tha se në të marrin pjesë Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit, të cilat do të stërviten së bashku, “për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë”. (A2 Televizion)