Sylvinho mbulohet me flamurin kuqezi, "ndizet" festa e kombëtares në Kishinjev

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2023, 21:04 | Fotolajme

Festë kuqezi në Kishinjev. Djemtë e teknikut Silvinjo kanë rishkruar historinë duke dërguar Shqipërinë në Europianin e dytë të historisë.

Atmosfera pas barazimit me Moldavinë që solli edhe pikën e artë të kualifikimit në Euro2024 është elektrizuar, me djemtë që i janë drejtuar tribunës ku ishin stacionuar tifozët e mbledhur nga të gjitha trojet.


I emocionuar edhe Sylvinho me stafin i janë bashkuar festimeve, teksa tekniku brazilian mban rreth qafës flamurin e Shqipërisë.


Hareja dhe gëzimi kanë qenë edhe më të mëdha në dhomat e zhveshjes, aty ku djemtë e kombëtares ia kanë marrë edhe këngës për të festuar kualifikimin historik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos