"E pashpjegueshme", futbollisti mbytet në një kanal të Amsterdamit

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 11:51 | Futboll

Një futbollist italian ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në një kanal në Amsterdam dhe është mbytur.

Gabriele Gallani, kapiten i ASD Piccardo Traversetolo, në kategorinë e pestë, ishte me pushime në Holandë kur ndodhi tragjedia.

24-vjeçari ishte duke ecur në buzë të kanalit në distriktin Kloveniersburgwal, kur ra në kanal. Menjëherë, u njoftua policia dhe futbollisti u nxor nga kanali, por në gjendje të rëndë shëndetësore dhe vdiq në spital, disa orë më vonë.

Luca Prampolini, President i ASD Piccardo Traversetolo, deklaroi për “Parma Today” që “vdekja e Gabriele Gallanit është e pashpjegueshme: nuk pinte alkool, nuk tymoste, ishte sportist dhe notar i shkëlqyer”.

Policia holandeze ka nisur një hetim mbi vdekjen e të riut italian.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani