Garancia sovrane 2, zv. ministrja Ikonomi zbardh detajet e instrumentit

Nga A2 CNN
14 Maj 2020, 20:10 | Ekonomi
Garancia sovrane 2, zv. ministrja Ikonomi zbardh detajet e instrumentit

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Belinda Ikonomi ka zbardhur për A2 të gjitha detajet e garancisë sovrane 2. Ndryshe nga garancia e parë për pagat ku qeveria merrte përsipër 100% interesat e kredive për bizneset, në fondin për garancinë e dytë kostot do të ndahen me biznesin. 

Ndërkaq, ekzekutivi është duke punuar mbi disa skenare për të matur impaktin e pandemisë koronavirus në ekonomi si dhe mbi një plan konkret për rimëkëmbjen. 

Sipas të dhënave zyrtare deri më tani për garancinë e parë sovrane kanë aplikuar për kredi për pagat e punonjësve 459 kompani, ndërsa janë miratuar vetëm 174 kërkesa me një vlerë totale prej 2.7 miliardë lekësh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos