Luga e drurit është një nga ato mjetet thelbësore për përdorimet e saj të shumta në kuzhinë. Nuk do t'i gërvishtë tiganët tuaj, në të njëjtën kohë, nuk transmeton asnjë shije apo aromë në ushqim. Gjithashtu, mund ta kapni edhe nëse e keni harruar në zjarr bashkë me ushqimin pasi nuk transmeton as nxehtësi.
Mirëpo, materiali i saj mund të ndikojë negativisht në ushqim. Kjo sepse nëse nuk lahet mirë, luga e drurit mbart shumë papastërti. Për këtë arsye, ajo kërkon një vëmendje të veçantë. Larja dhe kujdesi i duhur i lugëve prej druri është thelbësor për të shmangur kontaminimin.
Si të lani dhe kujdeseni për lugët e drurit
Për t'i pastruar mirë lugët tuaja prej druri, lajini ato tërësisht me ujë të nxehtë dhe një detergjentë të butë enësh. Lërini të thahen në ajër pa i fshirë me një peshqir kuzhine, pasi kjo mund të përhapë mikrobet. Lërini të thahen mjaftueshëm për 24 orë.
Edhe pse larja është e mjaftueshme, ju mund t'i sterilizoni ato. Si? Pasi t'i lani, zhytni një leckë mikrofibër në uthull të bardhë. Fshini lugët dhe lërini për të paktën pesë minuta. Shpëlajini lugët dhe më pas lajini sërish me hapat e mësipërm. Çfarë duhet të keni kujdes? Çdo çarje dhe dëmtim në dru, mund të grumbullojnë baktere. Pra, nëse shihni ndonjë nga këto, më mirë ndërroni lugën tuaj. (A2 Televizion)