Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Godet 57-vjeçarin me lopatë pas sherrit mes tyre, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 14:14 | Kronikë
Godet 57-vjeçarin me lopatë pas sherrit mes tyre, arrestohet

Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili, pas një konflikti me një 57-vjeçar, e ka goditur këtë të fundit me lopatë, duke i shkaktuar lëndime serioze.

I plagosuri u dërgua në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 45 vjeç , banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një mjet bujqësor (lopatë), shtetasin A. H., 57 vjeç, i cili si pasojë po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.”

Njoftimi i Policisë së Vlorës

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani