Ukraina godet një tjetër simbol të marinës ruse. Bëhet fjalë për anijen e inteligjencës, Ivan Khurs. Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë shpërndau pamje filmike të siguruara nga dronët kamikazë detarë, teksa godasin anijen.
Për momentin, dëmtimi i mjetit lundrues rus nuk dihet, por ajo nuk është fundosur. Sipas videos së publikuar duket qartë kur droni kamikaz i afrohet anijes, e cila tenton ta shkatërrojë, por që në fund arrin ta godasë mjetin lundrues.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Ivan Khurs u sulmua nga dronët kamikaze në Detin e Zi pranë ngushticës së Bosforit. Rusia pretendon se të gjithë dronët e lëshuar nga Ukraina u rrëzuan nga sistemet mbrojtëse të anijes.
Kjo nuk është hera e parë që Ukraina përdor këto lloj armësh ndaj marinës ruse. Të paktën një sulm ka ndodhur në portin e Sevastopolit ndaj disa anijeve të ankoruara. (A2 Televizion)