
Një gjysmëfinale edhe më spektakolare se ajo që pa dje triumfin e Spanjës mbi Italinë, u dhurua sot nga Nations League.
Franca përmbysi Belgjikën me rezultatin 3-2, pas një pjese të parë ku Lukaku dhe shokët e tij mendonin se kishin arritur finalen kundër “la Roja”.
Carrasco (37) dhe Lukaku shënojnë dy gola mjaft të bukur dhe spektatorët në Torino nuk mund të imagjinonin që në 45 minutat e dyta gjithçka do të fliste për djemtë e Deshamps. Benzema shënon në minutën 61, dhe 6 minuta më vonë një penallti e gjykuar nga VAR barazon rezultatin, falë ftohtësisë së Mbappe.
Surprizat nuk kanë fund, me një gol të anuluar Lukakut po nga VAR, dhe goli i “milanistit” Teo Hernandez në minutën e fundit, që i dorëzon finalen kampionëve të botës dhe demoralizon një kombëtare e talentuar si ajo belge, por që edhe një herë dështon në momentin më të rëndësishëm. (A2 Televizion)