All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gruaja kthehet në jetë pas 4 orësh në arkivol

Nga A2 CNN
12 Qershor 2023, 22:24 | Lifestyle
All - Paragraf - 1

Nga Ekuadori është bërë viral një video ku shihet se si një grua u kthye në jetë, pasi doktorët e kishin deklaruar të vdekur.

Doktorët thanë se 76-vjeçarja Bella Montoya u shpall e vdekur në mesditë, kaloi 4 orë brenda në arkivol dhe në shtëpinë e funeralit tregoi sërish shenja jete.

All - Paragraf - 3

“Nëna ime nisi të lëvizte dorën e majtë, hapi sytë dhe gojën”, tha djali i saj Gilbert Balberán, për gazetën “El Universo”.

Në video, gruaja shihet duke marrë frymë me vështirësi. Familjarët njoftuan ambulancën dhe e moshuara u kthye në spital dhe u vendos në terapi intensive.

Ekspertët mendojnë se Montoya ka qenë në gjendje katalepsie, që është një “gjendje inaktiviteti dhe qëndrimi të palëvizur”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos