Grupi Anonymous, “luftë” Serbisë. Bllokohen sajtet e Vuçiçit dhe Ministrisë së Mbrojtjes

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 12:21 | Kosova
Grupi Anonymous, “luftë” Serbisë. Bllokohen sajtet e

Grupi i hakerëve Anonymous i ka shpallur luftë kibernetike Serbisë, për shkak të sjelljeve agresive kundër Kosovës. Në disa postime të fundit, bëhet e ditur se janë thyer uebfaqet e ushtrisë serbe, por edhe ajo e vetë presidentit Aleksandër Vuçiç.

Madje, këtë të fundit e cilësojnë vazhdimisht si fashist dhe një kukull në duart e presidentit rus, Vladimir Putin: “Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le t’ia nisim”, shkruhet në mesazhet e grupit Anonymous.

Këto sulme kibernetike erdhën pasi disa ditë më parë nisi një konflikt online mes këtij grupi kibernetik dhe Vuçiçit. Gjithçka nisi kur Anonymous i bënë thirrje presidentit serb që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë. Madje, në prononcimin e fundit, Vuçiç pretendoi se 9 vende të botës kanë tërhequr njohjet e tyre për pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, mes këtyre shteteve janë Libia, Burkina Faso, Somalia dhe disa të tjera, ndërsa vijoi pretendimin e tij duke thënë se 3 vende të tjera janë në mëdyshje për tërheqjen e njohjes.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/29/hakerat-anonymous-kercenojne-vucic-ki-kujdes-kosova-nuk-eshte-pa-mbeshtetje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos