Politologu Ermal Hasimja, i ftuar në “Dita Jonë” tha se vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Tiranë, nuk ka sjellë një marrëveshje dobiprurëse në plan afatshkurtër për Shqipërinë. Ai e sheh më shumë si ca “pikla shtesë” për legjitimitetin e kësaj qeverie. Mirëpo, thekson se mesazhi i Macron ka qenë i qartë, që BE është pranë Shqipërisë. (A2 Televizion)