Hënë Blu ka ndriçuar qiellin e Tiranës natën e 30 gushtit, duke dhuruar një spektakël të vërtetë për të apasionuarit pas fenomeneve astrologjike . Sipas ekspertëve, kjo është hëna me ndritshme e vitit.
Fenomeni i Hënës Blu është i rrallë dhe ndodh vetëm një herë në dekadë. Sipas NASA-s, një tjetër super Hënë e tillë nuk do të shihet më deri përpara janarit dhe marsit 2037.












Gjatë viteve kur ndodh ky fenomen, hëna shfaqet dy herë në muaj dhe ndodhet në pikën më të afërt me Tokën.
Disa njerëz besojnë se Hëna mund të marrë ngjyrë blu, por kjo nuk është e vërtetë dhe emri nuk ka të bëjë fare me ngjyrën.
Koha më e mirë e mbrëmjes për shikimin e hënës është pikërisht në momentin kur ajo ngrihet, veçanërisht gjatë orëve të muzgut. (A2 Televizion)