Shtëpia 300-vjeçare, Skënduli, banesa karakteristike që thërret për ndihmë në Gjirokastër

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 16:50 | Aktualitet
Shtëpia 300-vjeçare, Skënduli, banesa karakteristike që

Gjirokastra është duke njohur çdo vit rritje te konsiderueshme të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Përveç atraksioneve tashme të njohura në qytet si Kalaja, Pazari apo muzetë e ndryshëm, tashmë edhe banesat e lashta të qytetit kanë zgjuar interesin e turistëve.

Një prej tyre është banesa Skënduli, monument i kategorisë së parë. Turistët shprehen të mrekulluar me ruajtjen e vlerave origjinale në shtëpi.

Por kjo banesë si shume të tjera në Gjirokastër ka nevojë për ndërhyrje mirëmbajtje. Për specialistin e DRTK, Vasil Polo tashmë janë hartuar projektet për bonusin e rijetëzimit, por banesa Skënduli nuk ka përfituar nga kjo skemë.

Banesat karakteristike të Gjirokastrës kanë nevojë thuajse të gjitha për ndërhyrje mirëmbajtje në mënyrë që jo vetëm të mos rrezikohen nga shembja, por të kthehen edhe në vende të vizitueshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024