Heqja e taksave për biznesin e vogël, Ibrahimaj: Ja sa do t'i kushtojë buxhetit

Nga A2 CNN
17 Qershor 2020, 20:44 | Ekonomi
Heqja e taksave për biznesin e vogël, Ibrahimaj: Ja sa do t'i

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, zbuloi në “A2 Business Week” se sa do t’i kushtojë buxhetit të shtetit heqja e taksave për biznesin e vogël.

“Nëse do t’i referohemi të dhënave të vitit të kaluar, pesha e këtyre të ardhurave është rreth 600 milionë lekë, një përqindje e vogël kundrejt totalit të të ardhurave, më pak se 0,5%. Është një ndihmë për biznesin e vogël, që është në numër shumë i madh, por i vogël në kontribut në të ardhura dhe në punësim”, sqaroi Ibrahimaj.

“Kjo është një mbështetje për këtë biznes me qëllim që të nxitet aktiviteti”, shtoi Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve.

Në lidhje me heqjen e TVSH-së, Ibrahimaj tha: “Po bëhet një analizë nga Ministria e Financave për të gjykuar efektivitetin e kësaj mase dhe përcaktimin e pragut të përshtatshëm me qëllim që të garantohet eficenca e mbledhjes të së ardhurave”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi