Autoritetet policore në Meksikë kanë zbuluar 45 thasë me mbetje njerëzore në një luginë në rrethinat e qytetit perëndimor të Guadalajaras.
Zyrtarët po kërkonin për 7 punonjës call center-i, të cilët ishin shpallur të zhdukur javën e kaluar, kur gjetën trupat. Kërkimet pritet të vazhdojnë për disa ditë për shkak të terrenit të vështirë dhe ndriçimit të dobët.
Zyra e prokurorit të shtetit të Jalisco zbulon se, pas një informacioni gjatë kërkimit të 7 personave, ata u përqendruan në luginën Mirador del Bosque ku gjetën çantat që përmbanin pjesë trupash.
Thesi i parë u gjet të martën, por për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së dritës së diellit, hetimet rifilluan të mërkurën dhe do të vazhdojnë deri në gjetjen e të gjitha mbetjeve.
Zyrtarët thanë se do të vazhdojnë të punojnë për të përcaktuar numrin e trupave të vdekur, kush ishin ata dhe shkaqet e vdekjes së tyre. (A2 Televizion)