
Policia e Bulqizës njofton arrestimin e 32-vjeçarit N.SH., pasi mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje me makinën e tij një shtetase të mitur si dhe një 57-vjeçare.
Pas ekspertizës së kryer rezultoi se drejtuesi i mjetit N.SH. ishte në gjendje të dehur dhe kjo qe arsyeja kryesore se përse ai humbi kontrollin e mjetit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen e re të qytetit verior, ndërkohë që shtetasja SH.Sh. ndodhet për ndihmë mjekësore në spital. (A2 Televizion)