I vodhi 60£ një 4-vjeçari në një dyqan lodrash, policia nxjerr foton e autorit

Nga A2 CNN
4 Janar 2023, 16:02 | Bota
I vodhi 60£ një 4-vjeçari në një dyqan lodrash,

Policia ka publikuar një imazh të fiksuar nga kamerat e sigurisë të një burri pas vjedhjes së 60 paundëve nga një djalë katërvjeçar.

Fëmija kishte qenë duke vizituar një degë të "Smyths Toys", dyqan lodrash në Ipswich, së bashku me nënën e tij.

Pasi i hodhi aksidentalisht paratë në dyshemenë e dyqanit në "England Retail Park" në "Bury Road", Ipswich, një burrë i panjohur i mori ato dhe më pas u largua nga dyqani pa i dorëzuar paratë.

Portreti i plotë i të dyshuarit është publikuar nga policia, e cila dëshiron ta marrë atë në pyetje në lidhje me ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos