Incident në fund të protestës, qëllohen me bojë muret e kryeministrisë, ndalohet një person

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2022, 18:57 | Politikë

Një incident i vogël është regjistruar në fund të protestës së opozitës, pas mbarimit të fjalimit të ish-kryeministri Sali Berisha.

Një grup protestuesish çanë kordonin e policisë dhe qëlluan me bojë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë.

Një person është shoqëruar me forcë nga policia. Ndërkohë që protestuesit kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e kryeministrisë. Sipas të dhënave, personi i arrestuar kisht një thikë në dorë dhe po qëllonte dyert e kryeministrisë.

https://youtu.be/H0MC5gl37Ms

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli