Incidenti në kufi me Petraq Milon, reagon Abazoviç: I kam kërkuar falje profesorit, autorët janë ndëshkuar

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 16:26 | Aktualitet
Incidenti në kufi me Petraq Milon, reagon Abazoviç: I kam

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me incidentin në kufi ku u dhunua Profesor Petraq Milo. Abazoviç ka bërë me dije se ai i ka kërkuar falje profesorit, ndërsa ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për ndëshkimin e aktorëve të këtij incidenti të rëndë.

Ai kërkoi që çështja të mos politizohet, pasi ky nuk është diçka që ka të bëjë me politikën zyrtare të shtetit, ndërsa garantoi të gjithë qytetarët shqiptarë, e jo vetëm, që nuk do të kenë asnjë problem apo pengesë kur të duan të kalojnë për në Malin e Zi dhe anasjelltas.

Sa i përket incidentit në kufi me z. Milo, çfarë masash ka marrë qeveria e Malit të Zi për të garantuar sigurinë  e shtetasve shqiptarë në kufi, në kushtet kur ky incident dhe publikimi i videos nuk ka ngritur shqetësimin vetëm në Shqipëri, por edhe tek shtetasit shqiptarë në Mal të Zi?

Mua më vjen keq për incidentin, i kam kërkuar falje profesorit. Masat i kemi marrë, janë arrestuar aktorët e këtij incidenti. Më vjen shumë keq që ka ardhur çështja deri këtu, por kushdo që vjen nga Shqipëria, por jo vetëm, është i mirë se ardhur në Mal të Zi. Nuk kam qejf që të politizohet kjo çështje, pasi është një çështje që nuk ka të bëjë me politikën zyrtare. Kjo ka të bëjë me një moment që ka qenë vërtet katastrofal. Unë e ftoj profesorin që të vijë dhe i kam kërkuar falje e i kam thënë që çdokush është i mirë se ardhur këtu në Mal të Zi. Çdo ditë me mijëra njerëz e kalojnë kufirin pa kurrfarë problemi dhe ndonjëherë ndodhin këto gjëra. Ata njerëz që kanë përgjegjësi për këto gjëra ligji do të zbatohet. Ne na vjen keq. Ka qenë një keqinterpretim, e ndoshta edhe nga ana ime, se dikush e ka prishur radhën. Unë i kam marrë informatat dhe mendoj se profesori nuk e ka prishur radhën. Madje ai vetë është përpjekur për të vendosur rregull në atë situatë të komplikuar. Mirëpo ka ndodhur se është bërë viktimë e këtij incidenti. Ato pamje nuk kanë për tu përsëritur më. Çdokush pa marrë parasysh se çfarë apo kush është ai, është i mirë se ardhur në shtetin tonë. (A2 Televizion)

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç
https://a2news.com/2023/02/22/dhunuan-politikanin-shqiptar-arrestohen-dy-police-ne-malin-e-zi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos