INSTAT: Bie papunësia, rriten pagat

Nga A2 CNN
11 Shtator 2019, 16:01 | Ekonomi
INSTAT: Bie papunësia, rriten pagat

Instituti i Statistikave ka publikuar sot dy tregues të rëndësishëm, pagat dhe punësimin, të cilët hedhin dritë mbi atë që ndodh në ekonominë reale, ajo që ndjejmë dhe që na prek të gjithëve.

Të dhënat tregojnë se në tremujorin e dytë të këtij viti, pagat mesatare bruto në sektorin privat është rritur, duke arritur në 52,645 lekë. Një karakteristikë që vihet re është se pagat po ndjekin ciklin e zhvillimeve ekonomike dhe demografike në vend. Ato janë rritur në sektorët ku ka vështirësi për të gjetur punonjës, si hoteleri-turizëm dhe janë ulur në ndërtim, ku ka edhe një fluks të madh punë dhe rrjedhimisht edhe kërkesa është e lartë.

Ndërkaq INSTAT raporton edhe për ulje të papunësisë në vend, tregues që në tremujorin e dytë të këtij viti arriti 11,5%. Të dhënat tregojnë se punësimi është rritur në sektorin e shërbimeve, në atë të industrisë dhe në bujqësi. Por shumë të rinj kanë vështirësi sot të gjejnë një vend pune e mbi të gjitha një vend pune dinjitoz me të ardhura që t’iu mjaftojnë për të jetuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos