Inteligjenca artificiale mund të tregohet “budallaqe”, Facebook shkëmben personin me ngjyrë për majmun

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 18:23 | Teknologji

Inteligjenca artificiale ka ndryshuar dhe shpesh herë përmirësuar ndjeshëm shërbimin e aplikacioneve më të përdorura, qoftë edhe rrjetet sociale.

Por kjo teknologji jo vetëm është “artificiale”, por edhe larg perfeksionit, dhe nuk mungojnë gafat, ku disa prej tyre mund të jenë të pafalshme, duke krijuar polemika.  

Si në rastin e një video krejtësisht normale të botuar nga e përditshmja britanike Daily Mail, që pasqyronte një debat të një personi me ngjyrë me disa persona të bardhë dhe agjentë policie.

Gabimi i platformës Facebook, shkëmbeu një person me ngjyrë për majmun

Por të gjithë atyre që videon e shihnin nga platforma e Facebook, në fund të saj iu shfaq tabela që zakonisht drejton në materiale të përafërta për sa i përket tematikave.  

Vetëm se kësaj radhe, efekti ishte shokues. “Shihni video të tjerë me majmunë”, ishte fjalia që dilte në ekran, dhe që shkaktoi menjëherë sinjalizimet e mijëra personave, me të drejtë të ofenduar.

Gabimi i Google në Google, që shkëmbeu një çift me ngjyrë si gorilla

Normalisht, gafa nuk ka të bëj me racizëm. Thjesht inteligjenca artificiale e Facebook nuk identifikoi në mënyrë korrekte personin me ngjyrë. Kompania  e Marc Zuckenberg hapi menjëherë një hetim t\brendshëm duke siguruar se gabime të tilla nuk do të ndodhin më, me përditësimin e sistemit.

Por problemet e identifikimit të sistemeve që përdorin inteligjencën artificiale për identifikimin e personave me ngjyrë ka krijuar probleme edhe më të mëdha. Në 2019, një 31-vjeçar nga Nju Xhersi, Nijeer Parks u identifikua gabimisht si autori i krimi, dhe u arrestua duke mbetur 10 ditë në qeli. Ose si në rastin e Google, në 2015, që në sistemin e saj të sigurisë identifikoi një çift me ngjyrë si gorilla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024