Interi fiton aktin e parë në derbin e Champions, Milani inekzistent

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 22:56 | Futboll
Interi fiton aktin e parë në derbin e Champions, Milani inekzistent

Interi ka hedhur një hap të sigurt për në finalen e Champions League, teksa ka mposhtur 2-0 Milanin në ndeshjen e parë të gjysmëfinales.

Zikaltrit e nisën takimin me një ritëm të lartë, ndërsa kuqezinjtë u tregun tejet të përgjumur dhe pësuan dy gola të shpejtë, fillimisht me Xhekon dhe më pas me armenin Mikitarian.

Minutat në vijim, deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit, ishin thuajse të njëjtat. Interi u mbrojt mirë dhe tentoi të rrezikonte me kundërsulm, ndërsa Milani nuk arriti thuajse në asnjë moment të rrezikonte portën kundërshtare.

Tashmë, me dy gola diferencë, skuadra e Inzagit shkon tejet e qetë në ndeshjen e kthimit të së martës së ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos