
Eksperti i ekonomisë Dritan Shano deklaroi se Shqipëria sot ndodhet në një situatë karteli ekonomik dhe politik.
Sipas Shanos, shteti shqiptar në vend që t’i luftonte monopolet po i krijon vetë ato, duke i lënë paratë vetëm në një grusht njerëzish.
“Ky mekanizëm duhet këputur, duhet thyer. Pse shkohet në off-shore? Shkohet në off-shore pasi ti nuk ke garanci te personi që ke zgjedhur për fytyrën. Mjafton një vullnet politik dhe një nen në ligjin për prokurimet publike , ku thuhet nuk pranohen kompani që nuk janë të regjistruara në QKB, të kenë kontrata publike, të kenë tenderë. E tha Belindi që këta njerëz që janë në landfille janë dhe në ujësjellës. Pra shteti i cili duhet të ishte luftëtari i paepur i monopoleve, i krijon monopolet vetë. Prandaj unë them se sot jemi në një situatë karteli ekonomik dhe politik”, tha Shano në Absolut 4. (A2 Televizion)