Jennifer Lopez, edhe pse pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 54-t, di si të reklamojë fizikun e saj perfekt e të tonifikuar, për t’u pasur zili, jo vetëm nga bashkëmoshataret e saj, por edhe nga vajzat më të reja.
Ajo është shfaqur së fundmi e veshur me një palë rroba banje të zeza “Valentino”, me një vlerë prej 980 dollarësh.
E për të zbukuruar më shumë pamjen e saj, ajo i kishte shtuar disa bizhuteri, një kapele elegante të zezë “Fedora” dhe një palë taka të larta.
Fotot dhe videot e publikuara ishin nga shtëpia superluksoze e çiftit në “Beverly Hills”, ku Lopez jeton me bashkëshortin e saj, Ben Affleck. (A2 Televizion)