Kadri Veseli në Hagë: Jam tërësisht i pafajshëm

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 16:06 | Kosova
Kadri Veseli në Hagë: Jam tërësisht i pafajshëm

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u përball për herë të parë me Gjykatën Speciale dhe u njoh sërish me pikat e aktakuzës që u konfirmua kundër tij për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vetëdeklarua i pafajshëm gjatë seancës. “I dëgjova dhe i ka lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem me bindje të plotë se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh Veseli.

Një ditë më parë, para gjykatës dolën edhe ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, të cilët u vetëdeklaruan të pafajshëm.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024