130 gra çdo vit zbulojnë se janë prekur nga kanceri i qafës së mitrës. Edhe pse në raport me kancerin e gjirit shifrat janë shumë më të ulëta, kjo sëmundje po shqetëson ekspertët pasi dekadat e fundit janë dyfishuar rastet e reja.
Ndërsa çdo vit, 30 gra humbin jetën nga kanceri i qafës së mitrës për shkaka të kapjes së vonë të sëmundjes. Një numër që ka ardhur në rritjes pas viteve ’90, për të mos thënë që është dyfishuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me hapjen e vendit, por ka të bëjë edhe me aksesin që ofrohet për zbulimin e tij, gjithashtu edhe për trajtimin”, shprehet Kozeta Filipi, mjeke pranë ISHP.
Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të qafës së mitrës, mjekët këshillojnë gratë për kryerjen e kontrolleve periodike.
Po çfarë testesh rekomandohen për femrat mbi 25 vjeç? “Një grua që është mbi 25 vjeç duhet të drejtohet pranë mjeku të familjes për të kryer teste. Ndërkohë, gratë mbi 40-49 vjeçe duhet të shkojnë pranë mjekut të familjes për të marrë shërbimin për programin e depistimit të kancerit të qafës së mitrës”, thotë mjekja.
Në fund të 2022 në Shqipëri nisi për herë të parë aplikimi i vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës. Vaksina me një dozë kryhet në vajzat e moshës 13 vjeç dhe rezultatet e saj pritet të ndjehen pas gati 20 vitesh.
Kanceri i qafës së mitrës është një ndër 10 më të përhapurit në vendin tonë. Sipas ekspertëve, çdo grua mund të preket prej tij dhe jo gjithmonë fillimi i shenjave tregon fillimin e sëmundjes, pasi shpeshherë ato shfaqen kur kanceri është në stade të avancuara. (A2 Televizion)