
Është mbyllur procesi i votimit për kandidatët e Partisë Demokratike në degët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.
Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, ka shprehur kënaqësinë tij për pjesëmarrjen, që sipas tij ka arritur në 70%.
“Entuziazmi dhe pjesëmarrja masive, tregon se demokratët janë gati për ndryshimin që po vjen, janë gati ta shpëtojnë vendin nga kriza e thellë ku ndodhet prej qeverisjes së korruptuar dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës”, deklaroi Bardhi.
Sekretari i PD shtoi se tashmë është e qartë me mazhorancën. “Teksa rilindja dhe Edi Rama vendosën në fund me hile të propozojnë mbylljen e listave, pra ku elitat e saj të ndenjura e të zhytura në përfitime e të kapura nga krimi, të mbijetojnë sërish, demokratët e hapën procesin duke përfshirë gjithë anëtarësinë që në nisje të përzgjedhjes së kandidatëve”, përfundoi Bardhi. (A2 Televizion)