Politika këtë javë, analistët e A2 “zbërthejnë” lëvizjet e fundit politike

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 20:41 | Aktualitet

Në javën që po lëmë pas është vënë re fjalori tradicional i politikës, çka të bën të mendosh se ndikimi i fushatës elektorale ka nisur. U duk se disa zhvillime të Këshillit Politik dhe Marrëveshjes së 5 Qershorit sollën një paqe tek aktorët tanë të politikës, të cilët nën tutelën amerikane u shtruan për të zgjidhur përfundimisht Kodin Zgjedhor, i cili në vetvete kishte mjaft çështje të rëndësishme brenda tij. Ende ka të panjohura sa i takon koalicioneve, listave të hapura, forcave dhe figurave të reja politike dhe mbi të gjitha, çfarë do të sjellin këto për Shqipërinë. Me analistët e A2, Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi, u diskutuan në “Ditari” zhvillimet e politikës gjatë kësaj periudhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos