Një person humbi jetën dhe 9 të tjerë u plagosën nga rrëmuja e krijuar në koncertin ku performuan këngëtarët GloRilla dhe Finesse2tymes në Rochester të Nju-Jorkut në SHBA.
"Ka disa raporte se të shtënat me armë zjarri shkaktuan panik në turmë", tha shefi i Departamentit të Policisë në Rochester, David Smith, duke deklaruar se shkaku i rrëmujës nuk dihet ende.
Duke thënë se policia nuk mund të gjente asnjë provë për të mbështetur pretendimet në lidhje me të shtënat me armë, Smith tha:
"Ne nuk kemi asnjë provë që ka pasur të shtëna në vendngjarje, se dikush është qëlluar ose therur me thikë."
David Smith, i cili deklaroi se brenda ndërtesës u identifikuan tri gra të plagosura rëndë, njoftoi se njëra prej tyre vdiq në spital. Smith deklaroi se gjendja e dy grave të tjera është kritike dhe se 7 persona janë shtruar në spital me lëndime, por jashtë rrezikut për jetën. Hetimet për ngjarjen vazhdojnë. (A2 Televizion)





