
Qeveria e Meksikës ka paditur disa nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve në Shtetet e Bashkuara. Akuza e ngritur është se për nxitje të gjakderdhjeve përmes praktikave të pamatura të biznesit.
Padia aludon se kompanitë e dinin se po kontribuonin në trafikimin ilegal të armëve, fenomen i cili lidhet me vdekjen e shumë personave.
Zyrtarët në Meksikë kërkojnë një kompensim prej 10 miliardë dollarësh, pavarësisht se shuma vendoset nga gjykata. Kompanitë amerikane të armëve nuk kanë komentuar lidhur me këtë zhvillim. Padia është ngritur në shtetin e Masaçusets.
Qeveria meksikane synon me këtë veprim që t’i japë fund dëmit masiv që kompanitë kanë shkaktuar duke lehtësuar vazhdimisht trafikimin e paligjshëm të armëve të tyre me kartelet e drogës dhe grupet e tjera kriminale në Meksikë. (A2 Televizion)