Rilindje e industrisë ushtarake, Rama: 500 vende të reja pune në Pashaliman

Nga A2 CNN
5 Korrik 2026, 09:49 | Aktualitet

Rilindje e industrisë ushtarake, Rama: 500 vende të reja pune në

Një rilindje për industrinë ushtarake e ka cilësuar kryeminsitri edi Rama, fazën e re në të cilën kanë hyrë Forcat tona të Armatosura. Në podcastin e kësaj të diele “Flasim” Rama theksoi se partneriteti me kompaninë Fincantieri është zgjeruar, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me shkollën industriale “Pavarësia” në Vlorë. Sipas tij, në kantierin e ri të Pashalimanit do të krijohet një bazë prodhuese që do të kërkojë rreth 500 të rinj dhe të reja për punësim, duke e bërë të domosdoshëm trajnimin e tyre paraprak.

“Kemi hyrë në një fazë të re në historinë e Forcave tona të Armatosura. Kapitulli i ri është jo vetëm fuqizimi i gjithë sistemit tonë të mbrojtjes, por edhe rilindja e industrisë sonë ushtarake. Për këtë janë hedhur një sërë hapash dhe këtë javë u hodh një tjetër hap. Partneriteti me Fincantierin u shtri në një partneritet edhe me shkollën industriale "Pavarësia" të Vlorës, pasi në kantierin e ri të Pashalimanit, baza e re prodhuese do të kërkojë 500 të reja e të rinj, teknikë, inxhinierë dhe informaticienë. Për këtë arsye është bërë kjo marrëveshje dhe do të fillojë, paralelisht me ndërtimin e kantierit, edhe puna për trajnimin e të rejave dhe të rinjve që do të përzgjidhen nga "Fincantieri Albania". Ata do të trajnohen, qoftë në Pashaliman, qoftë në kantierin mëmë të kompanisë globale të ekselencës italiane në brigjet e Italisë”, tha kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos