Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua

Nga Artin Halili
5 Korrik 2026, 09:42 | Aktualitet

Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua

Koço Qëndro, aktori i njohur i teatrit të Korçës "Andon Zako Cajupi" vetëm një javë më parë se të largohej nga kjo jetë i ka lënë amanet njërit prej djemve të tij se trupin e tij të mos e çonin për homazhe në hollin e teatrit, amanet të cilin të tre djemtë kanë qënë të detyruar ta mbanin.

Qëndro nuk ka treguar arsyet që e kanë çuar në amanetin e fundit, por nisur nga ato çfarë Qëndro ka dhënë në intervistat e tij për media të ndryshme, ky amanet mendohet të ketë ardhur edhe për shkak të mosvleresimit të aktorit 99 vjeçar me një pension ndryshe nga ai i zakonshmi.

Lamtumirën e fundit aktorit të njohur Korça do ja japë në njërën prej agjencive funerale të qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos