Konfirmohen 6 raste të variantit të ri të koronavirusit në Greqi

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 15:45 | Ballkani
Konfirmohen 6 raste të variantit të ri të koronavirusit në

Gjashtë raste të variantit të ri të koronavirusit të njohur si "Mu" janë regjistruar në Greqinë fqinje. Sipas "Kathimerini", dy raste janë identifikuar në javët e fundit në aeroportin "Eleftherios Venizelos", dy raste në Argolida, një në Atikë dhe një në Akaia.

Varianti “Mu”, i njohur shkencërisht si B.1.621, është klasifikuar si një “variant interesi”, sipas agjencisë së OKB-së në buletinin e saj javor mbi pandeminë. OBSH-ja tha se varianti ka mutacione që tregojnë një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Disa ditë më parë, shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar një lloj të ri koronavirusi me mutacione të shumta, edhe pse nuk e kanë vërtetuar ende nëse është më ngjitës se sa variantet aktuale ose më i aftë për të kapërcyer imunitetin natyral apo atë të siguruar nga vaksinat.

I njohur si C.1.2., u zbulua për herë të parë në maj. Hulumtimi ka treguar se është përhapur në shumicën e provincave të Afrikës së Jugut, përveç shtatë vendeve të tjera në Afrikë, Evropë, Azi dhe Oqeani, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe në Greqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos