
Në fshatin Shkallnur të Durrësit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Edison Gjuzi, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit Denis Tafili, 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.
Denis Tafili është një nga personat e shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes së organizatës kriminale “Troplini”, ku akuzohet për trafik kokaine dhe pastrim parash, shkruan A2.
Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete. Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.
Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)