Koreja e Veriut teston dronin bërthamor nënujor

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 08:30 | Bota
Koreja e Veriut teston dronin bërthamor nënujor

Koreja e Veriut bën me dije se ka testuar një dron të ri nënujor, i aftë të shkaktojë një “tsunami radioaktiviteti”.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, arma sekrete u hodh për herë të parë në ujë në jug të provincës Hamgyong, ku udhëtoi për më shumë se 59 orë, në një thellësi 80-150 metra, për të shpërthyer më pas në brigjet lindore.

E quajtur "Haeil", emrin në gjuhën koreane për cunami, arma është projektuar për të sulmuar anijet dhe portet e armikut, duke shkaktuar një valë radioaktive.

“Ky dron sulmues nënujor bërthamor mund të vendoset në çdo bregdet dhe port ose të tërhiqet nga një anije sipërfaqësore për operim”, thuhet në njoftimin e KCNA.

Tensionet në gadishullin korean kanë qenë të larta pasi SHBA-ja dhe Koreja e Jugut përfunduan të mërkurën stërvitjet më të mëdha të përbashkëta në terren në pesë vitet e fundit

Arma e fundit e Koresë së Veriut duket se po imiton silurët rusë Poseidon, që thuhet se janë të afta të prodhojnë fryrje radioaktive të oqeanit dhe cunami bërthamore që mund të shkatërrojnë qytetet në SHBA.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi