Koreja e Veriut teston “raketën monstruoze”, Kim: Do të kemi forcën bërthamore më të fuqishme në botë

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 08:24 | Bota
Koreja e Veriut teston “raketën monstruoze”, Kim: Do të

Koreja e Veriut synon të ketë forcën strategjike më të fuqishme bërthamore në botë. Kështu ka deklaruar udhëheqësi i saj Kim Jong-un në një ceremoni që festonte nisjen e një rakete  të re ndërkontinetale, gjatë së cilës vajza e tij u shfaq për herë të dytë në publik.

Kim ka dhënë një seri masive promovimesh për ushtrinë dhe shkencëtarët e përfshirë në zhvillimin e Hëasong-17 të ri, e quajtur nga analistët ushtarakë 'raketa monstruoze', e aftë për të arritur në Shtetet e Bashkuara.

Kjo raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) u testua më 18 nëntor, duke rënë në ujërat jashtë Japonisë.

“Hëasong-17 është arma strategjike më e fortë në botë dhe përbën një hap të mrekullueshëm përpara në zhvillimin e teknologjisë për montimin e kokave bërthamore në raketa balistike", tha lideri me entuziazëm, cituar nga agjencia e lajmeve zyrtari koreano-verior KCNA.

Shkencëtarët, ushtarët dhe drejtuesit e këtij programi kanë kontribuar në “qëllimin e ndërtimit të armës më të fortë në botë”.

Lideri korean theksoi se qëllimi i zhvillimit të një force bërthamore është "të mbrohet me besueshmëri dinjiteti dhe sovraniteti i shtetit dhe popullit".

Është "kauza revolucionare më e madhe dhe më e rëndësishme dhe qëllimi i saj përfundimtar është të zotërojë forcën strategjike më të fortë në botë, forcën e pashoqe që nuk ka të krahasuar në shekull", deklaroi Kim.

Gazeta zyrtare Rodong Simun publikoi sot disa foto ku shihet lideri i Koresë së Veriut duke pozuar në shoqërinë e qindra civilëve dhe ushtarëve gjatë ceremonisë, i shoqëruar nga vajza e tij. Ekzistenca e kësaj të fundit u zbulua për herë të parë javën e kaluar, kur mediat vendase publikuan fotot e saj bashkë me të atin, dtë kapur dorë për dore në lëshimin e Hëasong-17.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli