Koreja e Veriut vetëshpallet fuqi bërthamore

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 11:51 | Bota

Koreja e Veriut ka miratuar një ligj ku e deklaron veten fuqi bërthamore, një vendim që udhëheqësi Kim Jong Un e quajti të pakthyeshëm. Kim u zotua se shteti i tij nuk do të dorëzojë kurrë armët e veta bërthamore dhe tha se nuk do të ketë negociata për denuklearizim.

Ligji i ri vulos të drejtën e Penianit për të përdorur armët bërthamore si masë parandaluese për të mbrojtur veten. Në ligjin e mëparshëm shteti monist zotohej të mbante armët bërthamore derisa shtetet e tjera të denuklearizoheshin dhe se nuk do t’i përdorte ndaj shteteve që nuk kishin armatime bërthamore.

“Armët bërthamore përfaqësojnë dinjitetin, trupin dhe fuqinë absolute të shtetit”, tha Kim pas votimit të ligjit në Parlament. “Miratimi i ligjeve dhe rregullave që lidhen me politikat kombëtare bërthamore është një ngjarje e shënuar. Për sa kohë në Tokë do të ekzistojnë armë bërthamore, imperializmi dhe manovrat e amerikanëve antikoreano-veriore, rruga jonë drejt forcimit të kapaciteteve tona bërthamore nuk do të ndalet kurrë”.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi