Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

Kreu i Lëvizjes “Besa” sfidon Ali Ahmetin: Iki nga politika, nëse BDI barazon gjuhën shqipe me maqedonasen në Kushtetutë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 14:12 | Aktualitet

Pesë ministrat nga radhët e BDI-së sot do t’i dorëzojnë zyrtarisht kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e tyre të kushtëzuara, të cilat do të hyjnë në fuqi sapo të miratohen ndryshimet kushtetuese. Zëvendëskryeministri Artan Grubi deklaroi gjithashtu se ata si parti janë gati të heqin dorë nga kryeministri shqiptar nëse opozita jep mbështetje në rrugën drejt BE-së. Edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi ka ofruar dorëheqjen për hir të ndryshimeve kushtetuese dhe proceseve eurointegruese. Nga ana tjetër, Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e qeverisë prej disa muajsh, i konsideron lëto vendime të BDI, lojëra fëmijërore. Por çfarë po ndodh mes shqiptarësh së pari, si e sheh dhe vlerëson vendimin e kushtëzuar të BDI për tu larguar nga qeveria dhe çfarë po gatuhet mes partive shqiptare në opozitë? Për të folur për këto zhvillime, në “Ditari” i A2CNN është i ftuar z.Bilall Kasami, kreu i Lëvizjes Besa.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi